Një studim i ri sugjeron se fëmijët me mungesë të vëmendjes dhe me disa predispozita gjenetike mund të kenë rrezik më të lartë për zhvillimin e psikozës dhe skizofrenisë në adoleshencë ose të njëzetat.
Megjithatë, studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles theksojnë se janë të nevojshme më shumë kërkime për të përcaktuar parashikuesit e këtyre çrregullimeve.
“Kemi shumë për të zbuluar mbi ata që, pavarësisht predispozitave gjenetike dhe vështirësive me vëmendjen, do të jenë më rezistente ndaj këtyre sëmundjeve”, tha Dr. Carrie Bearden, udhëheqëse e studimit.
Ekipi i saj analizoi të dhëna për mbi 10 mijë fëmijë, të cilët u ndoqën për rreth gjashtë vjet, nga mosha 9 deri në adoleshencë.
Studimi tregoi se problemet e vëmendjes në fëmijëri mund të shpjegojnë nga 4% deri në 16% të lidhjes midis gjenetikës dhe simptomave psikozë në adoleshencë.
Shkencëtarët shpresojnë se gjetjet e reja do të ndihmojnë për të identifikuar faktorët e hershëm të rrezikut dhe për të mundësuar trajtime parandaluese.
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën Nature Mental Health.