Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF vazhdon përkrahjen e zbatimit të Programit kombëtar për luftimin e pandemisë COVID -19 në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të pandemisë së COVID -19, në Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot CDF ka dorëzuar:
– Aparaturën për testimin për COVID -19 të
njohur si RT PCR,
– Sistemin robotik për përgatitjen e e testimeve me RT PCR dhe
– Material shpenzues për këto testime.
Ky donacion, do të rrisë kapacitetin e
Laboratorit molekular të IKSHPK-së, shtimin e numrit të testimeve dhe zbulimin
e hershëm të sëmundjes si një nga shtyllat kryesore të luftimit të epidemisë me
COVID 19.
Për më shumë aparatura e dhuruar do të shërbej edhe për testimin dhe zbulimin e
hershëm edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse.
Vazhdimi i mbështetjes së sistemit shëndetësor u bë përmes Programeve për HIV dhe Tuberkuloz të përkrahura nga Fondi Global dhe të zbatuara nga CDF në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë.