Çaji është më shumë se një pije e thjeshtë. Vetitë e tij dihen dhe përdoret dhe si një aleat i mirëqënies. Ajo që pak veta dinë në fakt, është se kjo bimë mund të shfrytëzohet në mijëra mënyra edhe në formatin bustinë.
Prej tij mund të krijohen kremëra, dhe produkte bukurie të çfarëdo lloji. Dhe jo vetëm. Gjithashtu mund të përgatiten ëmbëslira të frymëzimit oriental apo dhe parfume të ndryshme.
Ja disa mënyra përdorimi
Bustinat për sytë
Bustinat e çajit janë një ndihmë e vlefshme për fryrjen e syve. Mund t’i përdorni në qepalla menëjherë pasi keni pirë filxhanin e çajit, për të bashkuar një moment relaksi me një moment bukurie.
Bustina për flokët
Këshillat e gjyshes janë gjithmonë mjaft të vlefshme. Duket se çaji është ideal për rigjenerimin e flokëve dhe për ti dhënë shkëlqim. Për të provuar, mjaftojnë disa bustina çaji në ujë të nxehtë dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Kur temperatura e ujit të jetë e pranueshme hidheni në kokë dhe masazhojeni si një shampo që të veprojë. Mbajeni për afërsisht 10 minuta e më pas shplajeni.
Pastrues për fytyrën
Pak çaj dhe disa lugë të vogla mjaltë janë përbërës natyral për një pastrim të fytyrësh. Mjafton të përgatisësh një filxhan çaj, mundësisht jeshil, shtoni pak mjaltë dhe lëreni të shkrijë. Me një copë pambuk aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Më pas shpëlajeni.
Skrab për trupin
Mjaftojnë pak përbërës për të bërë një skrab në shtëpi. Dy bustina çaj, mundësisht çaj jeshil, ose çfarëdo lloj arome që preferoni, sheqer dhe vaj kokosi për të pasur një përbërës të mirë për trupin.
Deodorant
Bustinat e çajit thithin erërat e këqija. Për këtë mjafton ti vendosni bustinat në këpucë apo në çantën e palestrës, për të shmangur këto erëra.
Locioni pas diellit
Nëse jeni me pushime dhe doni të merrni një ngjyrë të mirë, ka një mënyrë të thjeshtë për të lehtësuar lëkurën tuaj nga djegiet. Dhe ky është çaji jeshil. Mjafton të përgatisni një filxhan me çaj jeshil, ta lini të ftohet. Ngjyeni copa pambuku në të dhe vendosini në zonat që ju djegin. Do të shihni se do lehtësoheni për 10 minuta