Jo çdo herë fytyra dhe mimika e saj e tregojnë gjendjen e brendshme të njerëzve.|
Studimet të shumta tregojnë që njerëzit janë një qenie të cilët dinë të menaxhojnë dhe kamuflojnë gjendjen shpirtërore, emocionale dhe fizike.
Një studim i cili për baza studimi ka pasur femra të moshave dhe profileve të ndryshme të cilat njihen për buzëqeshjen dhe lumturinë që shfaqin në publikë.
Dhe….këtu është e papritura?!
Studimi ka treguar që pothuajse çdo fytyrë e qeshur fsheh dhimbje. Madje thuhet që njerëzit më të lumtur shpesh luftojnë nën peshën më të rëndë të dhimbjes.
Ju mund të shikoni femrat që duket se e gëzojnë më shumë jetën dhe të pyesni veten se si arrijnë të jenë të lumtura. Ju mund ta keni gjetur veten herë pas here duke i pasur zili, duke dëshiruar që të jeni më shumë si ato dhe ta lejoni të qeshurën tuaj të jetë aq e plotë sa e tyrja.
Megjithatë, sekreti që shumë prej tyre fshehin është se fytyrat e tyre të lumtura maskojnë zemrat e mbushura me dhimbje dhe pikëllim. Ato kanë mësuar të buzëqeshnin përmes lotëve dhe lumturia që u sjellin të tjerëve shpesh është një lumturi që ato nuk janë në gjendje t’ia sjellin vetes.
1. Ato preferojnë të shpërndajnë më shumë gëzim sesa trishtim
Gratë që gjejnë arsye për të qeshur edhe kur ato do të qanin shpesh ndjehen sikur do të rëndonin njerëzit rreth tyre nëse do të shprehnin pikëllimin që ndiejnë thellë brenda tyre.
Ato gjejnë rehati dhe gëzim kur i bëjnë njerëzit të lumtur, dhe për një moment dhimbja shkon tutje larg dhe gjithçka është në rregull me botën. Ato i shohin fytyrat e buzëqeshura rreth tyre, dhe për to, kjo është pafundësisht diçka më e mirë se sa shqetësimi i tyre.
2. Ato e dinë dhimbjen e të ndjerit e pavlerë
Robin Ëilliams dikur ka thënë: “Unë mendoj se njerëzit më të trishtuar përpiqen gjithnjë e më fort për t’i bërë njerëzit të lumtur, sepse e dinë se çfarë është të ndihesh absolutisht i pavlerë dhe nuk duan që dikush tjetër të ndihet ashtu“.
Gratë që kanë kaluar nëpër dhimbje të pabesueshme kurrë nuk do të dëshironin të njëjtën gjë për njerëzit e tyre të zemrës dhe ato kërkojnë për momente me diell në ditët me shi për të lartësuar shpirtrat e njerëzve që duan.
3. Ato qeshin për të harruar vetminë e tyre
Gratë që gjejnë kënaqësi në gjëra të vogla, shpesh po ia mbathin nga një ndjenjë më e thellë vetmie që kërcënon t’i kaplojë ato nëse i kushtojnë vëmendje.
Ato dëshirojnë që të kishin pasur dikë që t’i donte ato në momentet e tyre më të errëta, dikë që të qëndronte pranë tyre gjatë netëve plot vetmi dhe t’i ngushëllonte kur t’i kaplonte trishtimi.
Të menduarit për këtë mund të jetë e dhimbshme, kështu që qeshin për të harruar se janë të vetmuara.
4. Zbrazëtia zë vend brenda saj, sapo buzëqeshja “vdes”
Buzëqeshja e tyre kumbuese shërben vetëm për të nxjerrë në pah boshllëkun që ndiejnë nga brenda. Ato mund të duken të ekzaltuara për një sekondë dhe krejtësisht të matura dhe serioze në një moment tjetër për shkak të kuptimit të dhimbshëm që momentet argëtuese të çastit nuk mund ta mbushin boshllëkun brenda tyre.
Dashuria që kërkojnë, pranimi dhe mirëkuptimi që ato dëshirojnë, ende mungojnë, dhe asnjë sasi humori nuk mund ta mbushë kurrë atë boshllëk.
5. Ato i përjetojnë emocionet intensivisht, sepse ato i njohin thellësitë e dhimbjes
Një grua që ka parë anën më të ashpër të realitetit, arrin të përqafojë edhe anën e saj më të bukur. Ajo mund të vlerësojë momentet më të lehta në jetë më mirë, sepse ajo ka përjetuar thellësitë e dhimbjes dhe ajo është mirënjohëse ndaj të mirave që vijnë në rrugën e saj.
Ajo ende mund të përjetojë pjesën e saj të ndjeshme të dhimbjes, por kjo nuk e ndalon atë ta shndërrojë në gëzim kur ajo merr copëza të rralla lumturie.
6. Nganjëherë ato qeshin me dhimbjen e tyre për ta përballuar atë më mirë
Kur gratë bëjnë shaka për dhimbjen që ato ndiejnë dhe bëjnë dritë me vetminë e tyre për të zbavitur njerëzit e tjerë, kjo i ndihmon ato të shprehin atë që ato ndjejnë, në mënyrë që ato të mos e mbajnë më brenda.
Ato mund të jenë duke kaluar me të vërtetë shumë gjëra, por duke folur për këtë nëpërmjet shakasë largon pjesë të dhimbjes që ato ndjejnë. Duke qeshur me këtë, ato e bëjnë më të lehtë diskutimin dhe gjithashtu lejojnë që gratë e tjera që po kalojnë nëpër të njëjtën gjë të dinë se nuk janë vetëm.
7. Ato janë përgjithësisht të ndjeshme ndaj emocioneve
Disa femra që duket se e gëzojnë jetën në plotësinë e saj me çdo gjë që jeta ka për t’u ofruar, sepse ato janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj emocioneve dhe gjendjeve shpirtërore.Ata kanë përfitimin e të diturit të vlerës së çdo lloj emocioni, pozitiv ose negativ, thellësisht dhe intensivisht, për shkak të ndjeshmërisë së tyre të madhe. Ato mund të lidhen me të tjerët që po kalojnë në të njëjtën situatë lehtësisht, dhe ofrojnë ndjeshmëri e ngushëllim, sepse kanë qenë në ato ditë të vështira.