Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Brokoli me kos dhe hudhër – E shëndetshme, e shijshme dhe plot vlera

Përgatitja e kësaj recete është shumë e lehtë.

Atë mund ta servirni ose si pjatë të parë ose duke shoqëruar gatime të tjera tradicionale ose jo.

Është një pjatë ideale që mund të konsumohet në çdo kohë të ditës, është e lehtë e mbi të gjitha e pasur në vlera ushqyese.

Mund të shoqërohet me pak bukë të thekur misri ose gruri por edhe me byrekë të ndryshëm shtëpie.

Kjo recetë bëhet edhe më e shijshme kur përgatitet me kos të bërë në shtëpi.

Përbërësit

Për 4 persona rekomandohen:

300 gr brokoli

2  thelpinj hudhër (sasia e hudhrave sipas dëshirës)

200 gr kos

Vaj ulliri

Kripë

piper i zi

piper i kuq (sipas dëshirës)

Majdanoz ose Koper (sipas dëshirës)

Përgatitja 

Qëroni hudhrat dhe pritini hollë.

Shtypini me një lugë dhe spërkatini me pak kripë.

Në këtë mënyrë hudhra do të ketë mundësi të çlirojë alicininë, substancën e famshme mirëbërëse.

Ndërkohë ndajini brokolit në degëza dhe më pas lajini me ujë të bollshëm.

Më pas, vendosni një tenxhere me ujë dhe pak kripë në zjarr.

Lëreni sa uji të nisë të vlojë e më pas shtoni aty degëzat e brokolit.

Lërini të ziejnë jo më shumë se 6-7 minuta e më pas kullojini nga uji i ngrohtë dhe vendosini në një enë me ujë të ftohtë, në këtë mënyrë procesi i zierjes së brokolit do ndalojë.

Ndërkohë në një enë tjetër përzieni kosin, hudhrat, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

Përzierja duhet të bëhet mirë që shija të jetë e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse.

Masa e kosit duhet të jetë e trashë dhe jo shumë e lëngshme si taratori.

Hidheni atë sipër brokolit të zierë dhe vendosini në frigorifer për një orë ose më pak, sipër spërkatini sipas preferencës me pak piper të kuq apo majdanoz ose kopër të grirë hollë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë