Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Brinjë qengji me erëza dhe salcë mustarde

Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha.

Nëse për javën e keni zgjidhur menunë, mund ta ruani këtë recetë për fundjavë.

Përbërësit: 8-9 brinjë qengji të vogla, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 limon , 4-5 thelpinj hudhër, 1 gotë verë (e bardhë ose e kuqe), 2 lugë gjelle mustardë, trumzë ose rigon, piper dhe kripë.

Përgatitja: Pregatisim marinimin duke bashkuar vajin e ullirit, limonin (lëngun dhe lëkurën), hudhrat e prera hollë ose të shtypura, trumzë, kripë dhe piper. Me këtë masë lyejmë brinjët dhe i lëmë të pushojnë për gjysëm ore në temperaturë ambienti. Në një tigan në zjarr mesatar në të lartë skuqim brinjët, 5 minuta nga njëra anë dhe 5 minuta nga ana tjetër. I largojmë nga tigani. Në të njëjtin tigan shtojmë verën. E lëmë deri sa të fillojë të ziejë. Shtojmë mustardën, hudhrën e prerë hollë ose të shtypur, trumëzën dhe brinjët. Ulim zjarrin dhe vendosim kapakun. I lëmë deri sa aroma e alkoolit të jetë larguar plotësisht, masa të jetë trashur dhe mishi të jetë gatuar. I shërbejmë të ngrohta duke i hedhur salcën sipër.

Youtube

Arkiva

Kategoritë