Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Brazili regjistron rekord rastesh të reja ditore me COVID-19

Brazili të mërkurën raportoi një rekord të lartë ditor prej 115,228 rastesh të reja me COVID-19, duke e çuar numrin kombëtar në 18,169,881, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 2,392 njerëz të tjerë vdiqën nga sëmundja në të njëjtën periudhë, duke rritur numrin e vdekjeve në 507,109.

Sao Paulo, shteti më i populluar, mbetet si rajoni më i goditur i vendit, ku kufizimet e bllokimit janë zgjatur deri më 15 korrik për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve dhe shtrimeve në spital.

Ndërkohë disa shtete, përfshirë Sao Paulo, Mato Grosso do Sul, Santa Catarina dhe Parana, kanë parë sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor të mbingarkuara.

Ndryshe, Brazili ka numrin e dytë më të lartë në botë të vdekjeve nga COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara dhe shpërthimin e tretë më të madh, pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë