Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Boronica e kuqe, fruti që ju ndihmon kundër peshës së tepërt

Boronica e kuqe është një nga frutat më të nënvlerësuar në mesin e të gjitha frutave të tjera të pyllit.

Ajo është e pasur me antioksidantë dhe fibër dhe ofron një larmi përfitimesh shëndetësore duke nisur nga tretja e deri tek sheqernat në gjak.

Këto fruta të vogla bëjnë një punë të jashtëzakonshme në organizëm dhe u vijnë në ndihmë atyre që vuajnë nga zemra por edhe atyre që vuajnë nga mbipesha.

Boronicat e kuqe janë ndër frutat e paktë që ofrojnë vitaminë E.

Bashkë me vitaminën C dhe K, këto ushqyes e bëjnë boronicën e kuqe të domosdoshme jo vetëm për mbrojtjen e zemrës por edhe kundër mbipeshës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

Arsyet përse duhet të konsumoni më shumë boronica të kuqe kundër mbipeshës

Boronicat e kuqe janë të shkëlqyera.

Ato janë ndër frutat me më pak sheqer që mund të gjejmë në treg.

Këto fruta janë të jashtëzakonshme në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, sidomos nëse keni konsumuar një vakt të yndyrshëm e të rëndë.

Shëndeti i sistemit tretës

Boronicat e kuqe janë të vogla por bëjnë një punë të madhe në sistemin tretës.

Ato janë shumë të pasura me fibër, e cila është e domosdoshme për një tretje të mirë.

Një filxhan me boronica të kuqe ofron 5 gramë fibër.

Kjo sasi përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe shmang konstipacionin.

Fibra është gjithashtu e mirë për mbajtjen nën kontroll të peshës sepse ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe pengon ushqyerjen e tepërt.

Boronicat kanë pak kalori

Boronicat e freskëta kanë jashtëzakonisht pak kalori.

Një filxhan çaji me boronica të kuqe përmban vetëm 50 kalori.

Një banane ofron 110 kalori dhe i njëjti racion me boronica ofron 80 kalori.

Sipas ekspertëve, fakti që boronicat e kuqe kanë kaq pak kalori por nga ana tjetër kaq shumë ushqyes, i bën ato të jashtëzakonshme për rënien nga pesha.

Boronicat e kuqe mund t’i konsumoni në mënyra të ndryshme.

Për mëngjes, ato mund t’i hani me tërshërë ose kos.

Mes vakteve ju mund t’i tresni në ujë ose t’i përfshini në lëngje të përziera me fruta dhe perime

Për drekë ju mund t’i kombinoni me mish dhe në darkë mund t’i hani si sallatë më fruta të tjera.

Youtube

Arkiva

Kategoritë