Gjatë ditës së nesërme Shkolla Finlandeze do të mbajë eventin “Bake and Sale”. Ky aktivitet do të mbledh rreth 250 nxënës të cilët do të shkrijnë talentin e tyre në art dhe gatim.
Këtë e bëri të ditur për Familjajonë, Zyrtarja për Media në Shkollën Finlandeze, Edlira Dibrani e cila tha se “Bake and Sale” kësaj rradhe do t’i kushtohet grave të sëmura me kancer të gjirit.
Në këtë event nxënësitë përgatisin dhe shesin biskotat dhe punimet e tyre të ndryshme për të mbledhur fonde, të cilat më pas do të shfrytëzohen për të blerë pajisje të nevojshme për sëmundjen e kancerit të gjirit.
“Qëllimi i aktivitetit Bake Sale është që fëmijët të sjellin dhe të përgatisin ushqime si dhe të bëjnë piktura dhe punime artistike me tematikë të kancerit të gjirit të cilat më pas do të shiten gjatë eventit dhe do të mblidhen fonde.“, tha ajo.
Dibrani po ashtu tregoi se pajisjet e blera do të ju dhurohen pacientëve të sëmura me kancer të gjirit në Departamentin e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Fondet e mbledhura nga ushqimet dhe punimet artistike të shitura do të shfrytëzohen për të blerë pajisje të nevojshme për pacientet me kancer të gjirit të cilat do t’iu jepen pacienteve në departamentin e onkologjisë së QKUK.“, përfundoi ajo.
“Bake Sale” organizohet disa herë brenda vitit akademik dhe është event i cili pritet të organizohet çdo vit.