Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Baballarët që flenë pak, më të lidhur me foshnjat e tyre!

Kujdesi për një të porsalindur është sinonim me netët pa gjumë.

Studimet sugjerojnë se nënat që mund të flenë pak më shumë e bëjnë jetën e bebit më të mirë, por baballarët duhet të bëjnë më pak gjumë nëse duan të kenë një marrëdhënie të mirë me fëmijën e tyre.

Baballarët e rinj u zbulua se përjetonin mirëqenie të përmirësuar, si dhe një marrëdhënie më të fortë me foshnjën e tyre, kur ata shpenzonin më pak kohë duke fjetur.

Studiuesit besojnë se nënat e reja mund të jenë më të ndjeshme ndaj efekteve të gjumit për shkak të stresit të tyre të shtuar dhe natyrës së pasigurt që kanë.

Ndërsa baballarët që flenë shumë mund të përjetojnë depresion, nënat kanë më pak fleksibilitet për kohën e tyre të gjumit.

Hulumtimi u krye nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë dhe u gjet se disa prindër janë më të lumtur ose flenë më mirë se të tjerët, por shumica e prindërve përjetojnë disa ditë të vështira dhe disa ditë të mira.

Ditët e para të prindërimit rrisin nivelet e stresit tek një çift, rrezikun e depresionit dhe tendencën për të debatuar, probleme  gjumin, dhe me marrëdhëniet e tjera.

Por kjo periudhë e stresit të lartë tek prindërit përkon me lëndimin e të vegjëlve.

Nëse i ofrohet fëmijës një ambient familjar, i qëndrueshëm dhe i ngrohtë do të ketë më shumë ndikim në zhvillimin e tij dhe shëndetin afatgjatë.

Fëmijët e vegjël janë më të ndikueshëm, kur truri i tyre dhe sistemet rregullatore zhvillohen me shpejtësi për të vendosur fazën e funksionimit të tyre për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Për të bërë këtë studim u intervistuan 143 gra dhe 140 burra dhjetë muaj pas lindjes së fëmijës së tyre.

Rezultatet tregojnë se nënat dhe baballarët e rinj ndryshojnë në mënyrën se si reagojnë ndaj gjumit.

Baballarët e depresionuar, të cilët shpenzojnë mesatarisht më shumë kohë duke fjetur ia lënë përgjegjësinë nënës së fëmijës.

Kjo i bën nënat të kenë më pak fleksibilitet në oraret e tyre të gjumit.

Baballarët mund të ndihen të zemëruar kur nënat shpenzojnë më shumë kohë për nevojat e tyre dhe i lënë ata të kujdesen për fëmijët dhe kjo mund të shkaktojë edhe debate në çift.

Zgjidhja do të ishte që të përcaktohen oraret e gjumit dhe të ndahen në mënyrë të barabartë, në mënyrë që edhe baballarët të kalojnë më shumë kohë me të vegjlit e tyre. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë