Asnjë i infektuar nuk është aktualisht në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.
Sot, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizituan pikëirisht këtë vend dhe u ndanë të kënaqur me kushtet që po iu ofrohen të moshuarve.
“Po ofrohet shëmimi më i mirë i mundshëm, e përgëzoj ministrin dhe stafin për kujdesin këtu”.
Janë mbi 60 veta të vendosur këtu, u ofrohen të gjitha shërbimet, është mirë që nuk pasur asnjë viktimë nga kjo shtëpi”, u shpreh Avdullah Hoti.
Ministri Reçica tha se dikasteri që ai drejton po punon që të përmirësohen edhe më shumë kushtet në këtë shtëpi.
“Ia kemi dalë dhe kemi kaluar me sukses ne kemi mbi 60 rezidentë që u ofrohen shërbime si në familje. Po fokusohemi në përmirësimin e kushteve.
Krenar Reshitaj, mjek në Shtëpinë e Pleqve, tha se nuk kanë asnjë të infektuar më Covid, përderisa kanë qenë 50 persona me këtë virus që janë shëruar.
Kemi pas 50 rezidentë me Covid, nuk kemi pas asnjë të vdekur. Tash kemi zero të infektuar tash”, përfundoi ai. /familjajone