Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Asnjë i vdekur e 40 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 40 raste me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.

Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.

Në total numri i rasteve aktive është 1.226.

Youtube

Arkiva

Kategoritë