Gjatë vitit 2022 janë regjistruar më pak raste të diagnostikuara me kancer, krahasuar me një vit më parë.
Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se gjatë vitit 2022 ka pasur më pak raste të reja me sëmundje malinje dhe beninje.
Sipas raportit të ASK-së gjatë vitit 2022 të prekur me kancer ishin 3 mijë e 110 raste të reja. Ndërkaq në vitin 2021 numri i rasteve të reja me kancer ishte 3 mijë e 270, e që i bie 160 raste më pak se në vitin paraprak.
“Në vitin 2022, të prekur me kancer ishin 3 110 raste të reja, ku krahasuar me vitin 2021 (që ishin 3 270 raste të reja), kishte një rënie të lehtë për 160 raste më pak”, thuhet në raportin e ASK-së.