Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Arushi” nga orizi integral

Gatuar nga Besime Imeri Ajeti
Këshilla dhe Receta për Bebe dhe Fëmijë

Receta e gullashit:
Muskul viçi
Qepë
Krip himalaje
Vaj ulliri
Biber i kuq (organic)
Biber i zi
Hudhër

Presim mishin në kubik me delikatesë, dhe skuqim bashkë me qepën e grimcuar paraprakisht në vaj ulliri derisa mishi të ndryshojë krejtësisht ngjyrën.
Pasi skuqet mishi mirë, shtojmë kripë himalaje, biber të zi, hudhër dhe biber të kuq. Përziejmë masën me spatul kuzhine dhe shtojmë ujë. E lëmë të zihet ngadalë-ngadalë në zjarr të ulët derisa të fitojmë masën dhe trashësinë e duhur.

Receta për orizin:

Orizin integral e pastrojmë mirë në ujë të rrjedhshëm, e ziejmë me ujë në proporcion 2:1 për 20 min me pak vaj ulliri dhe kripë himalaje.

Në fund fare, për t’i tërhequr syrin fëmijëve i “shtojmë” një dorë kreativitet dhe krijojmë një arush-dudush duke bërë banjë në gullash. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë