Artroskopia e kërdhokullës është një procedurë kirurgjikale minimalisht invazive që përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar lëndimet ose çrregullime të ndryshme të kërdhokullës.
Gjatë operimit, kirurgu realizon operimin duke vendosur artroskopin përmes disa vrimave të vogla në lëkurë.
Kjo i lejon kirurgut të shikojë pjesën e brendshme të kërdhokullës dhe të rregulloj problemin e caktuar. Disa muaj pas operimit, mbesin vetëm disa shenja të vogla në lekurë nga operimi që e bënë procedurën jo vetëm nga aspekti mjekësorë por edhe nga ai estetikë më të pëlqyer për pacientin në krahasim me kirurgjinë e hapur.
Sëmundjet e zakonshme të trajtuara me artroskopinë e kërdhokullës përfshijnë çarjen e labrumit, impingmentin femoroacetabular (FAI), displazinë e kërdhokullës, trupat e lirë brenda nyjës dhe sinovitin. Procedura rezulton në më pak dhimbje për pacientin dhe kohë më të shpejtë të rikuperimit në krahasim me kirurgjinë tradicionale të hapur.
Për shkak të kompleksitetit të operimit, kjo procedurë bëhet vetëm në qendra të specializuara në botë. Deri më sot, Kosova është i vetmi shtet në Balkanin Perëndimor që realizohet kjo procedurë nga ortopedi Dr. Kushtrim Grezda.