Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Arsyet pse njerëzit tradhtojnë

Kur dy persona fillojnë një lidhje dashurie, kanë shumë ambicie mbi të ardhmen. Por ‘muaji i mjaltit’ nuk zgjat shumë dhe si çdo gjë tjetër dhe lidhja kalon në rutinë. E rëndësishme është që dy persona që duhen të mundohen çdo ditë që lidhja e tyre të funksionojë. Por ajo që shkatërron një lidhje është padyshim tradhtia.

Kush tradhton në një lidhje?

Ka shumë studime për këtë çështje, pra kush tradhton më shumë. Ndonëse kohë më parë mendohej që burrat tradhtojnë më shumë – tani është vërtetuar që gratë dhe burrat tradhtojnë njësoj.

Alica Walker, është autorja e librit “The Secret Lives of Cheating Wives”, që ka biseduar me më shumë se 50 gra të moshës 24 deri në 50 vjeç. Sipas saj, gratë që janë në të dyzetat e tyre, kanë më shumë tendencë të tradhtojnë. Ndonëse kjo moshë e grave tradhton më shumë se të tjerat, ato nuk dëshirojnë që të divorcohen. Arsyeja e tradhtisë ndodh vetëm për të përjetuar një eksperiencë të re.

Ndonëse gratë dhe burrat tradhtojnë njëjtë, arsyet i kanë të ndryshme. Shumicën e kohës burrat tradhtojnë të shtyrë nga dëshira, kurse gratë për një lidhje emocionale.

Por cilat janë arsyet pse ndodh tradhtia në lidhje dhe si të mënjanohet ajo?

Mungesa e pasionit – Sipas studimeve kjo është një prej arsyeve kryesore pse ndodh tradhtia. Ndonëse disa çifte kanë harmoni me njëri – tjetrin, nëse mungon pasioni, atëherë ka shumë tendencë që të ndodh edhe tradhtia.

Si t’i shmangni?

Flisni me partnerin për dëshirat që ka dhe tentoni që t’ia realizoni

Mos keni frikë të eksperimentoni

Mungesa e lidhjes emocionale – Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme pasi kur nuk ka lidhje emocionale mes dy personave, atëherë atë emocion mundohen ta gjejnë diku tjetër.

Si t’i shmangni?

Punoni bashkë në mënyrë që të krijoni diçka me kuptim

Balancoje punën dhe jetën personale

Partneri apo partnerja juaj, ka të drejtë që të kenë mendim personal. Në vend të diskutimit, është mirë të bëhet kompromis.

Kuriozitet për eksperienca të reja – tani mund të keni mundësi për tu shoqëruar me shumë persona. Ka aq shumë rrjete sociale, sa ndonjëherë njëri partner mund të ketë kurozitet që të fillojë e të flasë me dikë në internet.

Si ta shmangni?

Kjo ka të bëjë me reagimin tuaj personal. Mundohuni që ta kontrolloni vetën e të mos flisni me njerëz të ndryshëm në rrjete sociale. Por mbani në mend, ju nuk mund ta kontrolloni partnerin/en. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë