B.A me profesion mjek është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.
“Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.