Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Aparatura e re, kryhen 199 operacione të karcinomes së gjirit në Kirurgjinë Torakale

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 199 raste të operacioneve të karcinomës së gjirit, në bashkëpunim edhe me stafin e Klinikës së Anesteziologjisë.

Po ashtu, janë kryer 107 biopsi me anestezion të përgjithshëm, 131 biopsi të gjirit me anestezion lokal dhe 104 raste me gjilpërë gjysmë automatike.

Klinika e Kirurgjisë Torakale, këtë vit ka filluar punën me aparaturën e re, Sentinel Nody Biopsy(Biopsia e Nyjës Sentinellë), e cila po lehtëson realizimin e operacioneve.

“Duhet theksuar se në këtë klinikë, nuk ka listë të pritjes për rastet me kancer të gjirit dhe se ato trajtohen me prioritet nga kjo klinikë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së..

Youtube

Arkiva

Kategoritë