Garuesi në kuadër të sportit të Judos, Anton Cena, është detyruar ta përmbyllë karrierën e tij si xhudist për shkak të disa problemve shëndetësore.
Këtë e ka bërë të ditur vet Cena, përmes një postimi në facebook, në të cilin ka shkruar se për shkak të problemeve shëndetësore nuk po mund ta vazhdojë më xhudizmin, por që gjithësesi që është krenar me atë që i ka dhënë vendit të tij deri më tani.
“Jam shumë i lumtur që arrita të mbaj fjalën e dhënë ndaj vetes,shtetit dhe popullit,në këmbë u ngritën të duartrokasin të gjithë ata që na deshën apo jo,na pranuan apo jo,na njohën politikisht apo jo…kush me dëshirë e kush për hir të skenarit,duartrokiti Kosovën dhe i uroi fitoren me 2 medale,e unë ndjehesha më krenarë se asnjëherë më parë…”, shkroi Cena
Tutje ai ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij duke filluar nga familja e deri tek institucionet e vendit./familjajonë
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/anton.cenaNR1/posts/10223801158430550