Ankthet janë ëndrra të frikshme. Shumica e fëmijëve i kanë ato kohë pas kohe. Shumica e anktheve ndodhin shumë vonë në periudhën e gjumit (zakonisht ndërmjet orës 4 dhe 6 të mëngjesit). Fëmija juaj mund të zgjohet dhe të vijë tek ju për ngushëllim. Zakonisht, ai ose ajo do të jetë në gjendje t’ju tregoj se çfarë ka ndodhur në ëndërr dhe pse ishte e frikshme. Fëmija juaj mund të ketë probleme që të kthehet në gjumë. Fëmija juaj mund të ketë ëndrrën e njëjtë përsëri në netët e tjera.
Cka janë tmerret e natës?
Disa fëmijë kanë një lloj tjetër të ëndrrës së frikshme që quhet “terrori i natës”. Tmerret e natës ndodhin gjatë gjumit të thellë (zakonisht midis orës 01:00 dhe 03:00 të mëngjesit). Një fëmijë që ka një terror nate shpesh do të zgjohet duke ulëritur. Ai ose ajo mund të djersitet dhe të marrë frymë shpejtë. Bebëzat e syrit së fëmijës suaj mund të duken më të mëdha se normale. Në këtë pikë, fëmija juaj ende mund të jetë në gjumë, me sy të hapur. Ai ose ajo do të jetë i hutuar dhe nuk do mund të përgjigjet kur pyetet se çfarë nuk është ne rregull. Fëmijen tuaj mund të jetë e vështirë ta zgjoni. Kur fëmija juaj zgjohet, ai ose ajo zakonisht nuk do të kujtojë se çfarë ndodhi. Fëmijët që kanë tmerret e natës mund të jenë edhe somnambul (ecje në gjumë).
A do të vazhdojë fëmija im të ketë ankthe apo tmerre të natës?
Ankthet dhe tmerret e natës nuk ndodhin aq shpesh kur fëmijët rriten. Shpesh, ankthet dhe tmerret e natës ndalen plotësisht kur fëmija juaj është adoleshent. Sidoqoftë, disa njerëz, sidomos njerëz që kanë imagjinatë aktive dhe janë kreative, mund të mbajnë ndjenjat e ankthit dhe tmerret e natës edhe kur bëhen të rritur.
Shkaqet dhe Faktorët e Rrezikut
Kur duhet të shqetësohem për ankthet apo tmerret e natës?
Ankthet dhe tmerret e natës tek fëmijët zakonisht nuk shkaktohen nga sëmundje mendore apo fizike. Shpeshherë ankthet ndodhin pas një ngjarjeje stresuese fizike ose emocionale. Në 6 muajt e parë pas ngjarjes, një fëmijë mund të ketë ankthe, ndërkohë që ai ose ajo mësohet me atë ngjarje që ndodhi. Nëse ankthet ose tmerret e natës vazhdojnë të ndodhin dhe të shqetësojnë gjumin e fëmijës suaj, ato mund të ndikojnë në aftësinë e fëmijës suaj për të funksionuar gjatë ditës. Bisedoni me mjekun tuaj nëse trajtimi do të ndihmojë fëmijën tuaj.
Trajtimi
Çfarë duhet të bëjë?
Nëse fëmija juaj ka tmerre të natës, flisni me atë me qetësi e butësi dhe përpiquni të merrni fëmijën tuaj në shtrat. Mos bërtitni dhe mos e tronditni fëmijën tuaj. Tmerret e natës dhe ecja ne gjumë kërkojnë që ta mbrosh fëmijën gjatë gjumit. Sigurohuni që shtëpia juaj të jetë e sigurt (përdorni porta të foshnjave në shkallë dhe mos përdorni shtretër marinari për fëmijët të cilët kanë shpesh tmerre të natës ose ankthe). Bisedoni me mjekun tuaj nëse fëmija juaj ndonjëherë lëndohet gjatë gjumit. Mjeku juaj mund të dëshirojë të studiojë fëmijën tuaj gjatë gjumit.
Këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj të fle më mirë:
- Ndiqni një rutinë të rregullt përpara gjumit. Aktivitete të këndshme, të tilla si leximi, mund të ndihmojnë fëmijën tuaj të relaksohet.
- Lodhja mund të kontribuojë në tmerret e natës. Sigurohuni që fëmija juaj fle sa duhet çdo natë.
- Nëse fëmija juaj është i stresuar ose i shqetësuar, bisedoni me fëmijën tuaj për atë që e shqeteson atë. Së bashku, përpiquni të arrini një plan për të trajtuar stresin.