Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Anestezioni spinal mund t’i paralizojë femrat? – Paragjykim apo e vërtetë?

Shpeshherë kemi dëgjuar se lindja me operim mund të ketë pasoja të ndryshme për femrat.

Ndër to, kemi dëgjuar edhe se anestezioni spinal mundet në fakt t’i paralizojë femrat.

Në lidhje me këtë, anesteziologia Dr. Agreta Gecaj-Gashi, e ftuar në emisionin Familja Jonë ka treguar se a është paragjykim apo e vertetë.

Ajo tha “Një sqarim shumë i thjeshtë: Palca jonë kurrizore fillon prej lart dhe përfundon tek unaza e parë e pjesës së shpinës. Anestezioni jepet më poshtë se unaza dy/tre, d.m.th. asnjëherë nuk e kalon unazën e parë të shpinës. Në atë hapësirë nuk ka palcë kurrizore dhe nuk ka mbaresa nervore që dëmtohen. Pra, është pjesë shumë e sigurtë dhe nuk ka shanca të jetë e paralizuar”.

Tutje ajo tregoi se arsyeja që gratë rrin kokëposhtë gjatë këtij procesi është që anesteziologët të depërtojnë më lehtë me gjilpërë.

Gjithashtu, ajo tregoi se gjilpëra është shumë e ndjeshme dhe e hollë prandaj nuk mund të lëvizë gruaja pasiqë mund të lëvizë edhe drejtimi i gjilpërës.

Për më shumë detaje, ndiqni intervistën e plotë në linkun poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=64Dq_czGZWo

Youtube

Arkiva

Kategoritë