Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Alimehmeti: Pandemia po shkon drejt fundit,kjo mund të konstatohet për shkak të 3 elementeve

Doktori epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se pandemia, në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, po shkon drejt fundit.

“Aktualisht, në të gjithë botën, numrat e të shtruarve në spitale, janë virtualisht bosh. Te ne janë vetëm 6 persona në spital,” tha ai për A2 CNN.

Sipas tij, kjo mund të konstatohet për shkak të 3 elementeve.

“Së pari, kemi një nënvariant, fatmirësisht gjithmonë e më pak i rrezikshëm. Nuk po shohim më variante të tjera. Së dyti, imuniteti kolektiv që është ndërtuar, i përbërë. Imuniteti natyror mban, kemi gjithmonë e më shumë prova për këtë. Dhe imuniteti vaksinor, këtu ka luajtur një rol më të ulët, sepse nuk është aq i përhapur sa virusi”, tha ai.
“Dhe e treta, kemi mësuar edhe ne se si të sillemi me sëmundjen, kemi mësuar cilat ilaçet duheshin marrë e cilat jo, ai paniku që e mbani mend, gjatë fazave të ndryshme ku njerëzit pinin ilaçe me grushte që në ditët e parë, pa lënë trupin, imunitetin, që ta mundë virusin, siç do të ndodhte në të paktën 90% të rasteve”, shtoi doktori.

Megjithatë, sipas tij, vetëm përcaktimi zyrtar i pandemisë është i njëjtë për të gjithë shtetet.

“Dalja nga pandemia nuk është e thenë të jetë e gjithë bllok. Përgjithësisht vendimi është politik dhe social-ekonomik. Këtë nivel dëmi, unë si shoqëri, jam i gatshëm të përballem dhe të bashkëjetoj me të. Pra është njëlloj si duhani. Jemi dakord që ta lejojmë, dimë që shkakton sëmundje”, shtoi Alimehmeti.
Ai shtoi se Shqipëria, fazën akute e ka mbyllur në mars.

“Nuk është e rëndësishme sa njerëz pozitv kemi, por sa shkojnë në spital. Sipas shifrave zyrtare, 1 në 9 e kanë kaluar virusin, por në jetën tonë, zor se gjejmë njeri që nuk e ka kaluar të paktën një herë”. /A2 CNN/

Youtube

Arkiva

Kategoritë