Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Albion Vuçitërna vjen me koleksion mahnitës të fustanave

Albion Vuçitërna, një djalë nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka krijuar koleksionin e parë të fustanave. Edhe pse në pikënisje të karrierës së tij si dizajner, Albijoni menjëherë ka arritur të bashkëpunojë me një fotograf të suksesshëm, sic është Fadil Berisha dhe ekipin e tij profesional.

Koleksioni në fjalë, së bashku me veprimtarinë, janë realizuar në New York, ku mysafirë në këtë fotosesion kanë qenë modelet, Ema Uka dhe Sabrina Përlleshi.

Me këtë koleksion është bërë edhe lansimi i brendit për herë të parë, ku veshjet tashmë janë në shitje.

Brendi në fjalë është në bashkëpunim me butikun për veshjet e mbrëmjes “BBCouture”, krahas brendeve të tjera me lokacion në Manhattan.

Falë punës së Vuçitërnes, katër shqiptarë nga New Yorku tashmë kanë filluar të punojnë së bashku në këtë drejtim.

Ky nuk do të jetë koleksioni i vetëm i lansuar nga Albioni. Ai tashmë ka paralajmëruar koleksionin e dytë, që vecse është duke u dizajnuar.

Te ky koleksion gjejmë një larmishmëri ngjyrash dhe ndërtimesh të fustanave, cka i bën ata jo pak të vecantë dhe të rrinë mirë në trupin e cilësdo grua.

Kushdo që nuk ka shumë opsione zgjedhjeje sa i përket fustanave, tashmë adresa është e qartë.

Instagrami: https://www.instagram.com/albionvuofficial/?igshid=elhcquiaxxlq&fbclid=IwAR1X1CasIaYyyD-a9WwGloyQvXoYUY8sYXgecUIrtnHn1lQMxRjoP054xe4

Më poshtë gjeni disa nga fustanet e koleksionit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë