Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Alarmante, pesë të vdekur nga coronavirusi dhe 1,765 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 9,581 testime, 1,765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.

Në total numri i rasteve aktive është 10.183.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë