Kjo recetë është po aq e thjeshtë sa që do ta bëni çdo ditë!
Përbërësit:
▪ 2 banane
Përgatitja:
Bananet qëroni dhe pritni në rrathë.
Futni në frigorifer me ngrirje të thellë dy orë derisa të forcohen tërësisht.
Pastaj qitni në blender dhe përzieni derisa të përftoni masë të dendur dhe të ngjitshme.
Bananet e miksuara tanimë kanë strukturën e akullores dhe janë të gatshme për t’u servuar.
Nëse dëshironi akullore më të dendur, kthejeni në frigorifer me ngrirje të thellë edhe një gjysmë apo një orë.