Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Aktorja e mirënjohur shqiptare, Yllka Gashi, sonte e ftuara speciale në emisionin “Takim Virtual me Shëndritin”

Sukseset e filmit “Zgjoi”, tani më kanë kaluar kufijtë, ylli i këtij filmi, Yllka Gashi ka marrë çmimin për aktoren me të mirë për portretizimin e Fahrije Hotit.Profesionalizmi i treguar gjatë aktrimit në film,  e ka dërguar Gashin deri në mesin e 14 aktoreve me famë botërore, të cilat “Variety” i parasheh si pretendente për t’u futur në listën për “Bafta”.

Për të ndarë më shumë nga eksperiencat e saj dhe sukseset e filmit, sonte e ftuara speciale e gazetarit Shëndrit Lumi në emisonin “Takim Virtual me Shëndritin”është aktorja e mirënjohur Yllka Gashi.

Yllka Gashi është e njohur më së shumti për portretizimin e “Zanës” në serialin “Familja Moderne”. Ajo e filloi karrierën në moshën 17-vjeçare pasi u përfshi në audicionin e saj të parë në vitin 1999 dhe që atëherë është shfaqur në produksione të shumta skenike dhe filma artistikë. Në vitin 2015, ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara me bashkëshortin dhe vajzën. Zbulimi amerikan i Yllkës erdhi në filmin e mirënjohur HIVE të Blerta Bashollit, i cili u bë filmi i parë që fitoi tre çmime të mëdha të Festivalit të Filmit Sundance në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike. Yllka ka shërbyer edhe si ambasador i UNICEF-it dhe si fytyra e Save The Children – Kosovë.

Sonte duke filluar nga ora 21:00, aktorja Gashi do të jetë prezente virtualisht për herë të parë live, në Facebook te portali “Familja Jonë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë