Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Afrim Blyta: Gabimet katastrofale të mjekëve në privat, i mbulon QKUK-ja

Neuropsikiatri Afrim Blyta ka folur për raportin e mjekëve në mes të sistemit publik dhe privat në Kosovë.

Blyta ka deklaruar se kur mjekët i referojnë pacientët nga publiku në privat për të përfituar nga ta, ndërsa kur bëjnë ndonjë gabim i kthejnë pacientët në QKUK për të mbuluar gabimin.

“Fatkeqësisht mjeku punon edhe në rezonancën e QKUK-së edhe në privat. Dhe në mënyrë të pavetëdijshme krijon një fyt të ngushtë, sepse duhet me pas punë masdite. Ky është paradoksi që ekziston në mes të shërbimit publik dhe privat”.

“Me referu prej sistemit publik dhe me mjel në privat, ndërsa kur bën një gabim katastrofal në privat me e kthy në QKUK sepse aty është ombrella që mbulon gjithçka. Kjo është ajo kriza morale që është që 20 vite në Kosovë”, ka deklaruar Blyta në emisionin Kallxo në RTV Dukagjini.

Neuropsikiatri i cili para më shumë se 10 viteve ka qenë pjesë e menaxhmentit të QKUK-së bashkë me ish-drejtorin Jusuf Ulaj, kanë lënë punën në sistemin publik që disa vite.

Blyta ka deklaruar tutje se “Pjesa më e madhe e mjekëve në Kosovë sa herë zgjohen në mëngjes luten që kjo situatë me shëndetësinë në Kosovë me zgjatë”, ka thënë ai. /Gazeta Shneta/

Youtube

Arkiva

Kategoritë