Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Aerofobia: Ç’duhet të dish për frikën nga fluturimet me avion?

Njerëzit kanë frikëra të ndryshme, nga tërmetet te prekja e kafshëve të ndryshme, frikë nga vendet e ngushta dhe të errëta etj. Por, ka shumë syresh prej tyre që kanë frikë nga udhëtimet me avion dhe kjo është një gjendje e pakapërcyeshme që mund të ndikojë në çdo përvojë udhëtimi me avion, duke u kthyer në një fobi.

Ekspertët e quajnë këtë “aerofobi” ose ndryshe frikë nga fluturimi me avion!

Ankthi i fluturimit është normal, por nëse frika juaj nga fluturimi ju pengon që të mos i hipni kurrë një avioni, atëherë ky mund të jetë momenti për të kërkuar mendimin e profesionistëve. Për fat të mirë, psikologët thonë se ka metoda të provuara trajtimi për të ndihmuar njerëzit që kanë aerofobi për të kapërcyer frikën e tyre.

Çfarë është aerofobia?

Aerofobia, e njohur edhe si “aviofobia”, është frika nga fluturimi. Aerofobia mund të jetë edhe një çrregullim ankthi dhe klasifikohet si një fobi specifike pasi lidhet me një frikë të veçantë nga udhëtimi ajror. Kjo përfshin çdo mënyrë udhëtimi ajror (helikopterë, balona me ajër etj).

Simptomat e aerofobisë

Ato ndryshojnë te njerëzit të ndryshëm dhe kjo gjendje ndikohet nga përvojat e kaluara të individëve me fluturimet. Disa nga simptomat e zakonshme psikologjike dhe fizike të aerofobisë janë:

– Ankthi i shtuar për fluturimin në avion

– Shmangia e udhëtimeve ajrore

– Ankthi për fluturimet e ardhshme

– Vështirësi për t’u përqendruar ose për t’u çlodhur gjatë fluturimeve

– Fiksimi me mundësinë e rrëzimit të avionit

– Rritja e rrahjeve të zemrës

– Djersitja

– Siklet në stomak

Cilat janë shkaqet e aerofobisë?

Aerofobia mund të vijë nga traumat e kaluara në lidhje me udhëtimin ajror, por mund të jetë edhe për shkak të faktorëve të tjerë. Sipas psikologut klinik, Kevin Chapman, të gjitha fobitë ndodhin për shkak të ekspozimit në situata dhe sjellje të caktuara në fëmijëri dhe traumat e përjetuara.

Youtube

Arkiva

Kategoritë