Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
A qëndrojnë fëmijët tuaj në telefon gjatë? Ja pasojat!

Studime të shumta me burime të panumërta çdo ditë e më shumë vërtetojnë dëmet dhe efektet negative që sjellë qëndrimi i fëmijëve në pajisje teknologjike, sidomos koha pa përfitime, duke marr parasysh që nëse dimë me menaxhua, mund të përfitojnë diçka.
Duke marr parasysh që është shumë vështirë eliminimi 100 % i largimit të këtyre pajisjeve, preferohet gjithsesi të mbikëqyren.

Nëse ata shikojnë ose bëjnë aktivitete edukative atëherë mund të ua dhurojmë një hapësirë kohore, por asesi më shumë se dy orë në 24 orë.

Një studim i ri ka zbuluar se mjaftojnë dy orë para ekranit në ditë për të bërë fëmijët të sillen më keq kur arrijnë moshën pesë vjeçare.
Fëmijët e vegjël që përdorin telefona dhe tableta për më shumë se dy orë në ditë kanë shtatë herë më shumë gjasa për të zhvilluar ADHD dhe pesë herë më shumë gjasa të jenë “të pavëmendshëm”.
Studiuesit nga Universiteti i Alberta-s kanë studiuar më shumë se 2,400 familje dhe zbuluan se koha e shpenzuar para ekranit ka një “ndikim të rëndësishëm” në zhvillimin e fëmijëve.

Sipas njërit prej autorëve të studimit kjo ndodh sepse shpenzimi i kohës para ekranit zëvendëson kohën e të qenit aktiv gjatë ditës ose “vjedh” nga koha e gjumit.

Dr. Piush Mandhane thotë:


“Të dhënat tona sugjerojnë se më shumë kohë para ekranit çon në më pak orë gjumë, që do të thotë fëmijë më të irrituar të nesërmen e kështu në vazhdim”.

“Zhvillimi i një rutine të rregullt të gjumit, plotësimi i orëve të nevojshme të gjumit, respektimi i kohës së zgjimit dhe kohës së fjetjes është një pjesë e rëndësishme e rritjes, zhvillimit dhe sjelljes”.

Në po këtë studim është parë se fëmijët që kanë shpenzuar më shumë se dy orë para ekranit në ditë kishin pothuajse 65 përqind më pak gjasa për të fjetur 10 orë në ditë.
Në bazë të rezultateve të këtij studimi, studiuesit rekomanduan se fëmijët e moshës parashkollore duhet të shpenzojnë më pak se gjysmë ore në ditë veprimtari para ekranit të pajisjeve elektronike.

Ky studim ka konfirmuar rezultatet e shumë studimeve të tjera të mëparshme, ku është parë se ekziston një lidhje midis kohës së shpenzuar para ekranit të pajisjeve elektronike dhe orëve të pakta të gjumit, zhvillimit të trurit dhe problemeve të shëndetit mendor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë