Dihet që qumështi i gjirit sjell përfitime të mëdha për fëmijët dhe për trupin e nënës, pavarësisht faktit nëse ajo e ushqen direkt fëmijën me gji apo e pompon qumështin
Pavarësisht kësaj, shumë nëna pyesin veten se çfarë do të ndodhë me format e tyre trupore pas ndalimit të ushqyerjes së fëmijës me gji dhe si varion kjo nga ushqyerja direkte me gji tek metoda me pompë, shkruan Women’s Health.
Si të gjitha aspektet e mëmësisë, edhe ndryshimet në pjesën e gjoksit ndryshojnë nga një nënë tek tjetra.
Madhësia e gjoksit thuajse gjithmonë ndryshon gjatë ushqyerjes me gji. Prodhimi i qumështit të gjirit zgjeron lëkurën e gjoksit, çka mund të shkaktojë varje të gjoksit në një periudhë të mëvonshme (megjithatë edhe kjo varet edhe nga gjenet).
Sakaq, përdorimi i pompës së gjirit mund të shkaktojë ndryshime në pjesën e thithkave, si zgjerimi i tyre, pasi pompa ka fuqi thithëse më të madhe sesa fëmijët, citon Anabel.
Pompimi i gjoksit nuk duhet të shkaktojë kurrsesi dëmtime të gjoksit dhe nëse ju ndodh një gjë e tillë, provoni të ndryshoni përmasat e kokës së pompës, provoni një fuqi më të ulët, ose kontrollohuni tek mjeku për ndonjë problem tjetër shëndetësor.