Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A ndikojnë humori dhe emocionet te lëkura?

Ke dëgjuar për psikodermatologjinë? Ky term lidhet me studimin e emocioneve dhe mënyrën si ato ndikojnë në fytyrën e secilit dhe e anasjellta. Mjekja dermatologe Gina Schoeman ka zbuluar për “Pop Sugar” disa detaje rreth kësaj teme.

Sipas saj, disa nga problematikat që trajtohen nga kjo degë, janë shfaqja e akneve, ekzema, psoriasis, rosacea dhe rënia e flokut. “Stresi, ankthi, depresioni dhe të tjerë faktorë emocionalë mund të nxisin probleme, madje edhe mund të bëhen shkatarë për shpërthime.

Po ashtu, gjendja e lëkurës mundet lehtësisht të ndikojë në humorin e gjithsecilit.

Kur trupi është në alarm nga stresi apo gjendje të ngjashme, rritet niveli i kortizolit duke shtuar inflamacionin, ndikon në hormonet e sesksit, në bakteret e mira të stomakut dhe rezistencën ndaj insulinës. Të gjitha këto mund të shkaktojnë dëme në lëkurë.

Çfarë duhet të bësh nëse po vuan nga faktorët emocionalë dhe shpërthimet në lëkurë?

Hapi i parë i rëndësishëm është të flasësh me një profesionist dhe të mos ndihesh i/e gjykuar kur shpjegon situatën.

Lejo pranë njërëzit më të afërt dhe merri me vete për ta bërë situatën më të lehtë. Gjithashtu, sugjerohet të qëndrosh larg internetit për të mos lexuar gjithçka shkruhet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë