Cila metodë zbulon më mirë dhe më saktë endometriozën? Ultratingulli, rezonanca magnetike apo kolonoskopia?
Endometrioza ndodh kur indet e ngjashme me mukozën e mitrës (endometrium) fillojnë të rriten jashtë zgavrës së mitrës, më shpesh në vezore, tubat fallopiane dhe organe të tjera në legen, përfshirë zorrët.
Mjekja Sara Dunja Pempelfort, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe eksperte e endometriozës, shpjegon në Instagram se cila metodë zbulon më mirë dhe më saktë endometriozën në zorrën e trashë.
– Kur kemi endometriozë mbi zorrët, një pyetje shumë e shpeshtë është nëse do të duhej bërë kolonoskopia. Me këtë metodë nuk mund të gjejmë ose më saktë në 95 për qind të rasteve nuk mund të shihet apo zbulohet endometrioza, sepse nuk quhet rastësisht në zorrë. Pra, rritet nga jashtë dhe shkon brenda – thotë mjekja, transmeton Telegrafi.
Ngushtimet e rrezikshme
Endometrioza fillon të formohet në vetë sipërfaqen, në të ashtuquajturën seroza të zorrëve, dhe vetëm atëherë hyn në shtresat më të thella, derisa të ndodhë obstruksioni.
– Reagimet që marrim nga kolegët që kryejnë kolonoskopi janë se nuk shohin asgjë brenda zorrës, gjë që është shumë e mundur. Mirëpo, deklarojnë edhe se p.sh. nuk kanë mundur të kalojnë në një pjesë të caktuar, sepse ndodh ngushtimi.
Pra, ky ngushtim nuk vjen pa arsye – beson gjinekologia dhe shton:
– Para së gjithash, këtu duhet të kemi kujdes, të bëjmë një ekograf, që të kontrollojmë zorrët ose për zbulimin e endometriozës, një rezonancë magnetike.