Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A Mund Të Përkeqësohen Aknet Nga Konsumi I Agrumeve?

Megjithëse debati për lidhjen midis ushqimit dhe akneve vazhdon, ka prova që dëshmojnë se disa ushqime të tilla si agrumet, mund të ndihmojnë në përmirësimin e akneve por edhe në përkeqësimin e tyre.

Frutat e agrumeve përfshijnë limonin, portokallin, qitron, klementinën dhe kumkat.

Këto fruta përmbajnë shumë lëndë ushqyese të rëndësishme, si vitamina C dhe fitonutrientët, që e mbajnë lëkurën të shëndetshme.

Por ekziston gjithashtu mundësia që të shkaktojnë shpërthime ankesh. Se si ndodh kjo AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.

Si agrumet mund të përkeqësojnë aknet
Alergjitë ushqimore mund të luajnë një rol në shfaqjen e akneve tek rriturit.

Nëse keni një alergji ushqimore ndaj agrumeve, sistemi juaj imunitar i përgjigjet një proteine ​​që gjendet tek këto fruta duke shkaktuar reaksione të tilla si skuqje ose kruajtje.

Nëse keni përjetuar njërën nga këto simptoma, ka të ngjarë të keni një alergji.

Sidoqoftë, duhet të testoheni nga një alergolog për të konfirmuar diagnozën.

Nëse jeni alergjik ndaj agrumeve dhe vëreni se lëkura juaj përkeqësohet pasi i keni ngrënë ato, përpiquni t’i eliminoni nga regjimi juaj për të parë nëse aknet përmirësohen.

Si mund të përfitojë lëkura juaj nga agrumet
Ushqyesit tek agrumet si bioflavonoidet, fibrat, kaliumi dhe magnezi ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup.

Inflamacioni është një nga shkaktarët e akneve, veçanërisht ato cistike që karakterizohen nga puçrra të mëdha me qelb.

Megjithatë, një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme që këto fruta përmbajnë dhe janë në dobi të shëndetit të lëkurës është vitamina C.

Ajo është thelbësore për ndërtimin e kolagjenit dhe elastinës, blloqet kryesore të ndërtimit të lëkurës.

Vitamina C është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që do të thotë se mbron lëkurën tuaj nga radikalet e lira që e dëmtojnë atë dhe që rrisin inflamacionin.

Konsumimi i agrumeve për të përmirësuar aknet
Gratë duhet të konsumojnë të paktën 75 mg vitaminë C në ditë dhe burrat të paktën 90 mg, kjo sipas të dhënave të AgroWeb.org.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji, ju nevojiten midis 85 dhe 120 mg vitaminë C.

Ju mund t’i konsumoni këto sasi të vitaminës C duke ngrënë një portokall të madh, i cili siguron gati 98 mg vitaminë C.

Për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e vitaminës C, ju gjithashtu mund të merrni tableta prej 500 deri në 1000 mg vitamine C në ditë.

Për shkak se agrumet ofrojnë lëndë ushqyese që janë jetike për shëndetin dhe lëkurën, ju nuk duhet t’i eliminoni ato për të përmirësuar aknet pa kërkuar këshilla nga mjeku.

Ju mund të rrisni marrjen e ushqimeve të pasura me vitaminë C si luleshtrydhet, brokoli, pjepri dhe specat e kuq./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë