Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A mund të kthehet dioptria përmes intervenimit laserik në sy? Shpjegon oftamologu, dr. Afrim Shabani

Një çështje për të cilën u diskutua në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” me oftamologun, dr. Afrim Shabani, ishte edhe ajo se a mund të kthehet dioptria pas intervenimit laserik në sy.

Sipas Shabanit, nuk mund të ketë kthim të dioptrisë, për shkak se laseri do të veprojë në korne dhe do të bëjë shkrirje të saj që ta largojë atë dioptri. Ai gjithashtu përmendi edhe disa kritere që duhet respektuar për intervenim laserik.

“Duhet gjithmonë të përmbushen kriteret që një pacient të ketë ndërhyrje laserike, ashtu që, kur i respektojmë këto kritere, pacienti nuk do të ketë probleme post-operative. Kriteri i parë që na duhet ta kemi parasysh është mosha. Intervenimet laserike duhet bërë te personat mbi moshën 18-vjecare. Si kriter i dytë është trashësia e kronesë, që mund të matet me aperatura të vecanta, dhe a lejon ajo trashësi e kornesë që ta largojmë atë dioprti nga pacienti. Edhe si kriter i tretë është të mos bëhet intervenime laserike nëse kemi rritje të dioptrisë tek ai pacient. Nëse një pacient mbi moshën 18-vjecare ka rritje të dioptrisë, intervenimi laserik nuk e parandalon rritjen e dioptrisë por e largon vetëm atë dioptri që e ka ai pacient. Ne gjithmonë presim që ai pacient që vendosë të bëjë intervenim laserik, të pritet që të ndalet rritja e dioptrisë dhe pastaj ta kryejmë intervenimin laserik. Kështu që nuk kthehet dioptria sepse laseri do të veprojë mbi korne që ta largojë atë dioptri, kësisoj nuk kemi kthim të dioptrisë, kemi vetëm rritje të dioptrisë”, shpjegoi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë