Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqime të ngurta apo mollë?

Gatuar nga: Teuta Pozhegu

Këshilla dhe Receta për Beba&Fëmijë (FB&IG)

A keni filluar me ushqime të ngurta, apo keni vendosur të filloni me mollë?
Molla për popujt si ne në Ballkan që e kemi prodhim vendor mund të jetë zgjedhje shumë e mirë e menysë së bebit, përveç  tjerash është produkt i cili mund të përdoret në shumë mënyra të ndryshme.

Do t’ia servosh të pa gatuar?
Ndaj përgjysmë mollën dhe gërryej me lugë, ashtu si gjyshet tona na e dhanë edhe neve.

Do t’ia servosh të gatuar?
Pjeke në furrë, mund ta ruash deri në 3 ditë në frgorifer nëse I pjekë më shumë copë.

Do t’ia ziesh?
Bëje në avull apo mund ta bëni edhe në pak ujë në tenxhere. Në ditët në vazhdim kur do ti shtoni drithërat në ujin e mollës së zier mund ti zieni edhe drithërat, e shija është fantastike.

Molla te bebet mund të përfshihet në lloj-lloj recetash ndërsa vlerat e saj rriten kur e kujtojmë se i kemi prodhim vendor, e të pa spërkatura, tërësisht bio dhe organike.
Preferohet të ju servohet fëmijëve në shujta të mëngjesit apo zamra (mes shujta) e le të jetë po ashtu pjesa e tryezës tonë të çdo ditshme kurdo që ndjemë pak uri.

Molla nuk është alergjenë i fortë por sido çoftë mund të shkaktojë një të tillë andaj mos harroni:

  • Ipet 3 ditë i njëjti përbërës për pranim shijesh dhe reaksion alergjik.
  • Sasia që një bebe në këtë fazë mund të konsumojë është prej 30-80 gram dhe nuk është shqetësuese sepse si normë e tillë rekomandohet poashtu në udhëzuesinë e OBSh-së, te principet e të ushqyerit me ushqim të ngurtë te bebet.
  • Pas çdo racioni fëmijës duhet ti ofrohet ujë, dhe sasi që një bebe mund të pijë mund të variojë nga 10 ml deri në 30 ml për racion, dhe për një bebe që ushqehet me qumësht gjiri nuk është shqetësuese edhe nëse nuk pi ujë mjaftueshëm sepse e zëvendëson përmes qumështit të gjirit

Për çdo shqetësim gjatë dhe pas ushqyerjes së fëmijës tuaj ju lutem drejtohuni pediatrit të fëmijës suaj apo ndihmës përkatëse mjekësore .

Youtube

Arkiva

Kategoritë