Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“A kam shpresa?” – Pyetja sfiduese e pacientëve të diagnostifikuar me kancer

Mjekët jo rrallëherë përballen me sfida të ndryshme, e sidomos ata të cilët merren me sëmundjet e rënda. Një ndër këto raste është edhe ballafaqimi me pacientët e sëmurë dhe pyetjeve të tyre rreth shëndetit.

“A kam shpresa” – pyetja e cila shpeshherë dëgjohet nga këta mjekë, por jo gjithmonë ka një përgjigjje pozitive.

Për këtë ka treguar më shumë Dr. Ilir Kurtishi i cili ishte i ftuar të dielën e kaluar në emisionin Familja Jonë.

I pyetur se si e përballojnë ata këtë pyetje, por edhe shumë të tjera të ngjashme, ai tha “Është shumë sfiduese dhe ne duhet të sillemi në mënyrë profesionale. Ne e japim lajmin dhe kur e kumtojmë se cfarë e ka pacienti e bejmë në mënyrë shumë profesionale dhe korrekte”.

Ai shtoi se sic dihet, shpresa vdes e fundit, por që në rastet kur e shohin se pacienti ka një benefit dhe ky benefit dëshmohet në praktikë, ata mundohen që pacienti të ketë sukses dhe ta qetësojnë dhe lirojnë pacientin nga kjo sëmundje.

Ai gjithashtu tha “Ne mundohemi t’i motivojmë pacientët sepse motivi është shumë i rëndësishëm që ata ta tejkalojnë apo përballojnë sa ma lehtë këtë punë, të kenë një system imun shumë më të mirë, të jenë shumë më proaktiv dhe të kenë një trajtim adekuat dhe korrekt”.

Ai shtoi se në klinikën që punon bëhet një punë shumë e madhe dhe që rangu i punës së kësaj klinke është e njëjtë me ato të rajonit duke pasur një staf të jashtëzakonshëm.

Për më shumë rreth kësaj intervistë me Dr. Kurtishin, mund ta ndiqni në linkun poshtë:https://www.youtube.com/watch?v=RPf3zx6uguY

Youtube

Arkiva

Kategoritë