Teknikët e thonjëve janë të ekspozuar ndaj kimikateve me rrezikshmëri të lartë që mendohet se mund të shkaktojnë kancer, tregon një hulumtim.
Shkencëtarët studiuan gjashtë sallone dhe gjetën se ajri i tyre përmbante formaldehid dhe komponimet tjera toksike.
Përqendrimet ishin përtej asaj që konsiderohej e sigurt për të shmangur disa forma të kancerit, duke përfshirë karcinoma të qelizave squamous, limfomën e Hodgkin dhe leukeminë.
Hulumtuesit pohojnë se ekspozimi ndaj këtyre kimikateve mbi 20 vjet mund të rrisë rrezikun e kancerit të një tekniku deri në 100 herë, duke paralajmëruar se ky ekspozim i zgjatur mund të dëmtojë shëndetin e tyre aq shumë sikurse të punojë në rafinerinë e naftës ose garazh.
Studimi i salloneve u krye nga Universiteti i Kolorados, i udhëhequr nga Dr. Lupita Montoya.
Dr. Montoya ka qenë kurioze për efektet e kimikateve në sallonet e thonjëve që nga një vizitë në një të tillë një dekadë më parë e që e la atë të goditur nga era e saj të athët.
Ajo shqetësohej për hapësirën e mbyllur dhe ventilimi i dobët do t’i ekspozonte punëtorët në kimikatet qarkulluese dhe u përpoq për vite të tëra për të hetuar pasojat afatgjata shëndetësore me të cilat mund të përballen teknikët e thonjëve.
Megjithatë, ajo shpejt zbuloi se më shumë se 90 për qind e salloneve të thonjve janë biznese të vogla./Familja Jonë