Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A është më e mirë ecja apo vrapi?

Nëse preferoni më shumë të ecni se të vraponi, ndihuni krenarë përpara miqve tuaj që preferojnë të vrapojnë. Ecja e shpejtë është një ushtrim i shkëlqyer, me intensitet të moderuar, për zvogëlimin e rreziqeve shëndetësore, si dhe për ruajtjen e peshës ideale të trupit. Edhe ecja me ritëm të ngadaltë për të arritur 10 mijë hapa çdo ditë, ka shumë përfitime.

Këto janë arsyet pse ecja është më e mirë se vrapi:

Ecja mund të sjellë më pak dëmtime se vrapi

Njerëzve që e kanë vrapin pjesë të rutinës, mund t’u ndodhë të kenë probleme me kockat dhe muskujt, veçanërisht tek gjunjtë. Disa studiues kanë dalë në rezultatin se gjysma e vrapuesve që preken nga dëmtimet çdo ditë, mund të arrijnë deri tek dëmtimet e qëndrueshme, afatgjata. Ecja prodhon shumë pak lëndime ose aspak, të cilat janë dëmtime të tipit ‘aerobike’.

Ecja mund të djegë më shumë kalori

Ka shumë aktivitete intensive – si vrapi apo ushtrimet intensive – të cilat janë të njohura për humbje të kalorive në një periudhë të shkurtër kohe. Ecja, nga ana tjetër, është e pranueshme për periudha të gjata kohore. Për shembull, kur dikush nuk e ka të mundur të vrapojë për 15 apo 10 minuta, mund të bëjë një ecje ‘paqësore’ për 30-45 minuta dhe mund të djegë më shumë kalori gjatë këtij procesi.

Për më tepër, nëse ecja është e rehatshme, ju mund ta bëni atë në mënyrë të vazhdueshme. Kështu që ju do të digjni kalori më shumë sesa mund të digjni kur bëni ushtrime me intensitet të lartë pak herë në javë.

Gjatë ecjes mund të shijosh natyrën

Gjatë ecjes mund të shijosh pamjen, mund të mendosh më qetë, të ndalosh në nje dyqan apo, pse jo, të konsumosh dhe diçka të lehtë për të ngrënë ose për të pirë. Një avantazh i madh i ecjes është çlirimi nga stresi dhe ngarkesa e ditës.

Ecje do të thotë të djersitesh më pak

Mund të bëni ecje të gjata pa pasur nevojë të bëni dush më pas. Djersa mund të shkaktojë ftohje dhe t’ju bëjë të sëmureni. Gjithmonë njerëzit që vrapojnë duhet të marrin masat paraprake.

Gjatë ecjes mund të vishni rroba normale

Njerëzit që vrapojnë duhet të veshin patjetër rrobat sportive përkatëse. Ndërsa ecjen mund ta bësh sido që të jesh, në çdo moment të ditës, mjafton të kesh këpucë të rehatshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë