Të enjten mbrëma në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte i ftuar hulumtuesi mjekësor dhe koordinatori i projekteve shkencore në Universitetin Hopkins në ShBA, me të cilin u diskutua në lidhje me efektin e vaksinave në mbrojtjen nga hospitalizimi kundër COVID-19.
Përderisa po flitej për rolin e vaksinave në këtë aspect, theks të vecantë në ksëtë diskutim morën edhe simptomat kryesore të variantit Omikron dhe dallimet e tij me variantet e tjera.
Shehu tregoi se, si simptoma më specifike të Omikronit, ndër të tjera, janë rrjedhja më e shpeshtë e hundëve dhe lodhja e vazhdueshme.
“Ky variant paraqitet më shumë me kollë, lodhje kronike (e vazhdueshme), skuqje fyti, rrjedhje të hundëve dhe kokëdhimbje, ndërsa më pak me humbje shijeje, humbje nuhatjeje dhe temperaturë”, theksoi ai.
Shehu thotë se këto mund të mos jenë të njëjta tek individë të ndryshëm, sepse, sipas tij, varet edhe nga organizmi i personit, por, përgjithësisht, këto janë simptomat më të shpeshta të variantit Omikron.
Ai po ashtu shtoi se, në bazë të të dhënave të fundit, periudha e inkubacionit te varianti i ri zgjat më pak sesa te varianti paraprak, Delta.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/658872372121360
/familjajone