Është e rrezikshme! Kjo është e vërtetë, e ke lexuar drejt! Nuk duhet të gatuash me vaj ulliri, sepse është e rrezikshme për shëndetin.
Me dhjetëra studime të kryera së fundi, arrijnë pikërisht në këtë përfundim.
Vaji i ullirit është një nga burimet më të mira të Omega-s, që të nevojiten për shëndetin, për sistemin nervor dhe për atë kardivaskular.
Por ajo që specialistët neglizhojnë të thonë është fakti që këto benefite shumë të mira të këtij lloj vaji mund të shkatërrohen gjatë kohës që digjet.
Pra, është i rrezikshëm gatimi me vaj ulliri?
Ok, është një pikëpyetje që është bërë shpesh: Duhet të gatuash apo jo me vaj ulliri? As nga shkenca nuk ka një përgjigje të prerë, ama nga studimet e fundit, ka rezultuar se nëse gatuhet, vaji i ullirit i humbet të gjitha cilësitë e tij që e bëjnë të ndryshëm nga të tjerët, sa u përket vetive kurative. Sipas studiuesve, në çdo lloj gatimi në temperatura të larta, vihet re humbja e cilësive të vajit të ullirit.
Arsyet janë disa:
Kur vaji i ullirit nxehet, cilësia e tij degradon, duke humbur një pjesë të madhe të vlerave. Kjo vlen për të gjitha mënyrat e gatimit (ushqimet e skuqura apo të pjekura).
Vajrat vegjetale oksidohen me kalimin e kohës, nga ekspozimi ndaj ajrit dhe temperaturës. Ky proces përshpejtohet në rastet e temperaturave të larta.
Vaji i ullirit ka më shumë antioksidantë se vajrat e tjera dhe përbërës bioaktivë, të cilët mendohet se janë efektivë në parandalimin e shumë sëmundjeve, si kanceri.
Vaji i misrit dhe vaji i lulediellit osidohen më lehtë se vaji i ullirit dhe vaji i arrës së kokosit, kështu që gatimi me këta është më i këshillueshëm.
Vaji i ullirit i virgjër dhe ekstra i virgjër kanë përmbajtje të lartë antioskidantësh. Disa studime kanë treguar, madje, se vaji i ullirit prodhon më pak produkte oksidimi se llojet e tjerë të vajrave
Skepticizmi i disa studiuesve u vërtetua pas testimeve në grupet e ndryshme të njerëzve. Vaji i ullirit, sigurisht nuk është në grupin e vajrave me përmbajtje të lartë toksike, por edhe pse e vogël, edhe ai ka sasi oksidimi. Nëse vazhdoni të përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër për gatim, atëherë duhet të bëni kujdes që të jetë vërtet i tillë.