Gjatë emisionit “Takim virtual me Shëndritin”, ku ishte i ftuar gjinekologu obstetër, dr. Dardan Baftiu, u diskutua edhe për simptomatologjitë që mund të shkaktojë COVID-19 ndaj grave shtatzëna.
Sipas Baftiut, COVID-19 e ka shtuar numrin e aborteve dhe lindjeve të parakohshme.
“Kam komplikime te gratë shtatzëna në rast infektimi nga COVID-19. Ne kemi të dhëna të mjaftueshme nga mjaft studime se COVID-19 ka rritur numrin e aborteve dhe lindjeve të parakohshme, duke shkaktuar mikrotrombe në placentën e bebës, duke lënë placente më të vogla, apo lindje para kohe të bebeve”, theksoi ai.
Baftiu gjithashtu nënvizoi se akoma nuk janë gjetur të dhëna që tregojnë se vaksina mund të shkaktojë komplikime te shtatzënat.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/514715796640623