Në kuadër të hulumtimeve në raport me efektivitetin e vaksinës anti-COVID-19, është shikuar efekti i kësaj të fundit edhe te personat me karcinomë.
Arbër Shehu, hulumtuesi mjekësor dhe koordinatori i projekteve shkencore në Universitetin “Johns Hopkins” në ShBA, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” foli edhe për cështjen e imutietit që vaksinat kundër COVID-19 sigurojnë te kjo kategori.
Sipas tij, personat me karcinomë kanë imunitet më të ulët, por studimet tregojnë se edhe te ta vaksina efekt pozitiv në imunizimin e tyre deri në një masë të caktuar.
“Këta persona (personat me karcinomë) janë future në grupin e personave me imunitet më të dobësuar, për shkak marrjes së terapive të ndryshme. Tregohet se, sipas asaj që ne kemi bërë, nuk është niveli i njëjtë i efektivitetit te personat me karcinomë, krahasuar me ata të cilët e kanë imunitetin më stabil. Megjithatë vaksina i mbron edhe këta individë nga hospitalizimi deri në një masë të caktuar”, theksoi ai.
Shehu gjithashtu potencoi që efektivieti i vaksinës varet edhe nga kategoritë e ndryshme të karcinomave, përderisa thotë se duhet analizuar edhe më shumë këto raste për të ardhur me një përfundim se sa po u bie niveli i imunitetit kësaj kategorie dhe a do duhet të modifikohet një vaksinë tjetër për t’u përshtatur atyre.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/658872372121360