Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet ta marrin vaksinën kundër COVID-19 personat me kancer të mushkërive? Përgjigjet pulmologu Flamur Marku

Të premten mbrëma, në emisionin “Takim virtual me Shëndriti”, në lidhje të drejtpërdrejtë ishte i ftuar pulmologu Flamur Marku.

Gjatë intervistës gati njëorëshe, Marku u pyet për shumë problem pulmonare që mund t’i kenë njerëzit. E njëra ndër pyetjet ishte edhe ajo se a duhet të merret vaksina kundër koronavirusit nga personat që janë të sëmurë me kancer të mushkërive.

Sipas Markut, nëse këtë gjë e rekomandojnë ekspertët më të njohur botërorë të shëndetit, atëherë vaksina duhet të merret.

“Sigurisht, nëse kjo rekomandohet edhe nga ekspertët më të mëdhenj botërorë. Nëse pacientët të cilët kanë qenë me kancer dhe janë infektuar prej virusi, duke e fituar betejën më të, nuk do të thotë se pse kanë qenë me kancer të mos vaksinohen”, shprehet ai, shkruan Familja jonë.

Sipas Markut, edhe kjo kategori duhet të vaksinohet, pasi vaksina u ofron mbrojtje prej një infeksioni të ri nga COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë