Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet të marrin edhe gratë shtatzëna Omega 3? Përgjigjet Diola Dosti

Gjatë mbrëmjes së sontme në “Takim virtual me Shëndritin” ishte e ftuar nutricionistja klinike, Diola Dosti.

Për më shumë se gjysmë ore, u diskutua për të ushqyerit shëndetshëm dhe të pajisurit të organizmit tonë me Omega 3, acid yndyror ky shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë.

E pyetur se a duhet ta marrin edhe gratë shtatzëna Omega 3-shin, Dosti u përgjigj se është shumë e rëndësishme marrja e Omega 3-shit në këtë fazë, por që duhet të jetë i pastër nga merkuri pasi konsiderohet i rrezikshëm gjatë kësaj periudhe.

“Omega 3-shin duhet ta marrë nëna shtatzënë e para, por duhet të jetë pa merkur, sepse rreziku i algave të detit, peshkut dhe Omega 3-shit është pikërisht merkuri”, theksoi ajo.

Dosti shprehet se Omega 3 gjatë shtatzënisë i ndihmon fëmijës në zhvillimin e sistemit nervor. Ajo shton se kjo duhet të vazhdojë edhe gjatë gjidhënies, pasi konsumimi i Omega 3-shit pa merkur kalon drejtpërdrejt, përmes gjirit, të fëmija dhe i ndihmon shumë në fazat e hershme të zhvillimit të tij.

Ajo më tutje shpjegon se kur bëhet zgjedhja e një produkti me Omega 3, duhet të shikojmë nëse ai produkt ka brenda vetes dy acidet yndyrore, DHA dhe EPA, të cilat duhet të jenë me sasi prej mbi 150 miligramë në produktin në fjalë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë