Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

Me qëllim të mbrojtjes nga Gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit, sidomos grupeve të rrezikut siç janë: personat mbi 65 vjeç; të sëmurët kronikë; shtatzënat dhe lehonat; fëmijët mbi 6 muaj që mund të kenë predispozita për ndonjë sëmundje; por edhe grupeve të tjera të popullatës që të vaksinohen kundër gripit.

“Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër Gripit sezonal dhe doza të konsiderueshme janë shpërndarë përmes IKSHPK-së në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës.

Deri tash, në institucione shëndetësore janë shpërndarë mbi 140 mijë vaksina, ndërsa në stoqet e MSh/IKSHPK, ka sasi të mjaftueshme për të vaksinuar qytetarët që bien në grupet e rrezikut dhe të interesuarit e tjerë.

Vaksinat të cilat po përdoren sivjet, janë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. Ato janë, gjithashtu, parakualifikuara sipas standardeve të OBSh-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre”, thuhet në njoftim.

MSh falënderon Zyrën e UNICEF-it në Kosovë për bashkëpunimin e vazhduar në sigurimin e vaksinave kundër gripit sezonal.

Youtube

Arkiva

Kategoritë