Sht, Maj 4, 2024
Banner Top
Banner Top
Muaji tetor, muaji i ndërgjegjësimit ndaj dematritit atopik

Tetori, përveçqë njihet si muaji i vetëdijësimit të kancerit të gjirit, shënon edhe vetëdijësimin për një sëmundje tjetër me jo pak rrezikshmëri.

Dematriti atopik është një sëmundje kronike më e shpeshtë e lëkurës dhe paraqitet te të gjitha moshat, por që më të prekurit janë fëmijët.

 Shfaqja e saj ndodh kur lëkura është e brishtë dhe e thatë, megjithatë edhe gjenetika luan rol të madh.

Disa ndër faktorët që acarojnë e dermatritin atopik janë edhe produktet që ne i përdorim në përditshmëri siç janë detërgjentët dhe sapunët e fortë. Ka edhe disa ushqime që ndikojnë në agresivitetin e kësaj sëmundje, mirëpo heqja e këtyre ushqimeve nga dieta e fëmijëve bëhet vetëm në konsultim me mjekun.

Përderisa jemi pikërisht në muajin e kësaj sëmundjeje, iniciativa për ndërgjegjësim ndaj dermatritit atopik zhvillohet asisoj që secili nga ne mund të dërgojë mesazhe që janë në të mirë të shëndetit dhe ruajtjes ndaj kësaj sëmundje. Pjesë e këtyre mesazheve mund të jenë edhe ato pozitive dhe motivuese.

Asthma and Allergy Foundation of America mundëson mënyra të shpërndarjes së mesazheve apo ndihmave për të prekurit. /familjajone

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë