Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndikimi i Covid-19 në gjithë trupin tonë

Nuk është lajm i ri ai se, coronavirus nuk po i dëmton vetëm mushkëritë.  Ky virus po shkakton dëme edhe në: veshka, mëlçi, zemër, lëkurë, tru e sistem nervor.

Kështu u tha nga ekipi i Qendrës Mjekësore Universitare – Columbia Irving në New York. Ata mblodhën të dhënat nga ky spital, i cili thuhet se ishte i mbingarkuar me pacientë të prekur nga  Covid-19.

Faktikisht, ky virus po prek çdo sistem madhor në trupin tonë duke i dëmtuar drejtpërdrejt organet, dhe duke shkaktuar mpikje të gjakut, gjakderdhje në veshka, artimi të zemrës e skuqje të lëkurës.
Ndikimet tjera janë: dhimbje koke, marramendje, dhimbje në stomak e muskuj.

Gjithashtu, nga ky virus po preket edhe sistemi imunitar, ku po prodhohen proteina inflamatore të quajtura citokina, të cilat mund t’i dëmtojnë qelizat dhe organet e ashtuquajtura “stuhi e cytokines”, transmeton nd. Ky dëmtim është një nga shkaqet se pse te pacientët me coronavirus po shfaqen simptoma të rënda.

Infektimi me Covid-19 po ndikon edhe në koagulimin e gjakut, nga ku mund të vijnë edhe goditjet në tru e zemër. Koagulimi i bllokon edhe veshkat dhe mund të ndërhyjë edhe në trajtimet me dializë të nevojshme për pacientët e sëmurë.
Koagulimi po vjen si rezultat i dëmtimit të qelizave që gjenden në enët e gjakut dhe nga mungesa e oksigjenit si shkak i pneumonisë.

Personat me diabet thuhet se janë më të rrezikuarit sepse nga ky virus po dëmtohet edhe pankreasi, gjë që mund të sjellë ndërlikime të ashpra për ta.

Ndërsa për ndikimet në tru ende nuk ka ndonjë raport specifik se çka realisht po dëmton ky virus, dhe studimet rreth kësaj çështje ende po vazhdojnë.

Dëmtimet në lëkurë nga Covid-19 nuk janë të rrezikshme dhe pastrohen vet.

Prandaj për ju që nuk e keni marrë seriozisht coronavirus Covid-19, mendojmë se ka ardhur koha të tregoheni më të kujdesshëm dhe nëse nuk e bëni për vete, bëjeni për njerëzit afër jush e sidomos për ata të moshës së shtyrë pasi që janë grupi më i ndjeshëm ndaj këtij virusi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë