Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Një punëtor i KOSTT-it i infektuar me koronavirus

Një person në KOSTT është i infektuar me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala.

“Sot, kam pranuar informatën se në Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a kemi rastin e parë të infektuar me virusin Covid-19”, ka shkruar Shala.

Ai ka kërkuar nga stafi që të i përmbahet kërkesave të IKSHPK-së për ruajtjen e shëndetit.

Postimi i plotë: 

Të dashur bashkëpunëtorë e kolegë!

Sot, kam pranuar informaten se ne Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a kemi rastin e parë të infektuar me virusin Covid-19.

Kërkojë nga gjithë stafi që t’i përmbahen kërkesave të Institutit të Shëndetit Publik, për ruajtjen e shëndetit:

– mbajtja e maskave ne hapesirat me frekuentime te medha me njerez;

– mbajtja e distances fizike, minimum 1.5 m;

– pastrimi i shpeshte i duarve me sapun apo edhe dezinfektimin e tyre, si dhe:

– dezinfektimi i telefonave mobile, qe mbani me vete;

– dezinfektimi i tavolines se punes;

– dezinfektimi i tastieres se kompjuterit dhe mausit, ne zyren ku punoni!

Te gjithe ju qe keni simptomat, si: temperature, ethe, kollitje, plogeshti dhe dhimbje te trupit shkoni te mjeku dhe mos ejani ne pune e pastaj veproni sipas rekomandimeve te mjekut!

Mungesat ne pune, per keto raste, mund te arsyetohen me vertetimin e leshuar nga mjeku.

Ruajeni shendetin tuaj, familjareve tuaj, por edhe shendetin tone, qe ende pretendojme se nuk na ka prek ky virus.

Iu uroj shendet te gjithe juve; kemi shume pune per te bere bashke e kur kesaj i shtohet ajo se KOSTT-it po i vijne dite edhe me te mira, duhet te motivohemi edhe me shume qe ta mposhtim kete virus!

Youtube

Arkiva

Kategoritë