Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat Janë Nivelet Normale të Hemoglobinës – Si t’i Kuptoni Dhe Kur Duhet të Shqetësoheni

Hemoglobina është një proteinë e rruazave të kuqe të gjakut që transporton oksigjenin nga mushkëritë tek indet dhe rikthen dioksidin e karbonit nga to tek mushkëritë.

Hemoglobina luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e formës së rruazave të kuqe të gjakut.

Forma natyrale e tyre është e rrumbullakët, por mungesa e hemoglobinës prish formën e rruazave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin në enët e gjakut.

Nivelet e ulta të hemoglobinës shkaktojnë anemi.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lodhja, rrahjet e çrregullta të gjakut, rënia e flokëve dhe vështirësi në frymëmarrje janë disa prej simptomave.

Cilat Janë Vlerat Normale Të Hemoglobinës?
Matjet e niveleve të hemoglobinës bëhen në gramë për një decilitër të gjakut.

Nivelet normale të hemoglobinës variojnë sipas moshës dhe gjinisë. Vlerat normale mesatare, sipas të dhënave të AgroWeb.org janë:

Të porsalindurit 17 – 22 g/dL

Një javë pas lindjes 15 – 20 g/dL

Një muaj pas lindjes 11 – 15 g/dL

Fëmijët 11 – 13 g/dL

Meshkujt e rritur 14 – 18 g/dL

Femrat e rritura 12 – 16 g/dL

Meshkujt pas moshës së mesme 12.4 – 14.9 g/dL

Femrat pas moshës së mesme 11.7 – 13.8 g/dL

Nivelet E Ulëta Të Hemoglobinës
Nivelet e ulëta të hemoglobinës shkaktojnë anemi.

Ato nxiten nga humbja e gjakut, mungesa e ushqyesve, problemet me veshkat, tumoret, ulçera e të tjerë.

Nivelet E Larta Të Hemoglobinës
Nivelet e larta të hemoglobinës vërehen tek njerëzit që pijnë duhan ose që jetojnë në vende të larta.

Nëse jeni të dehidratuar, nivelet e hemoglobinës për pak kohë do të rezultojnë të larta, tregojnë informacionet e AgroWeb.org.

Shkaktarë të nivelit të lartë të hemoglobinës janë sëmundjet e mushkërisë, tumorët, abuzimi me subtancat e ndaluara.

Defektet Me Hemoglobinën
Ka raste kur struktura e hemoglobinës është me defekt dhe rruazat e kuqe të gjakut kanë një formë jo normale.

Falë formës së tyre jo të rregullt, rruazat e gjakut nuk kanë një rrugëtim të lehtë në enët e gjakut gjë që vështirëson transportin e oksigjenit.

Këto rruaza shuhen për 10 deri në 20 ditë, ndërsa rruazat me formë normale zëvendësohen pas 120 ditësh.

Kjo shërben edhe si pikënisje e anemisë.

Simptomat e këtij problem shoqërohen me dhimbje trupore, të kraharorit, kockave, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, verbëri e të tjerë.

Talasemia
Talasemia është një çrregullim i trashëgueshëm i gjakut dhe ka të bëjë me prodhimin e hemoglobinës në formë jo normale.

Çrregullimi shkakton në një shkatërrim të tepruar të rruazave të gjakut që shkaktojnë edhe anemi./AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Youtube

Arkiva

Kategoritë