Në prag të shënimit të muajit kundër kancerit të gjirit, sot në Prizren u organizua aktiviteti vetëdijesues ” Race for the Cure Kosova 2022″, nga shoqata e grave në luftë kundër kancerit të gjirit “Renesansa”, për t’i përkrahur të mbijetuarat dhe ato që po e luftojnë këtë sëmundje.
Marshi “ Race for the Cure Kosova 2022”, u mbajt në Sheshin e Lidhjes në orën 10:00.
Ndryshe, ky edicion bashkon çdo vit të mbijetuarit, familjet dhe miqtë për një ecje ose vrapim ku me këtë rast ndihmohen organizatat e kancerit të gjirit për të mbledhur fonde dhe për të rritur ndërgjegjësimin.
Të mbijetuarit festojnë fitoren e tyre mbi kancerin e gjirit, pjesëmarrësit mbështesin të afermit e tyre të prekur nga sëmundja dhe përkujtohen ata që ndërruan jetë.